ËSHTË DIKUSH TJETËR- Alfred Mehmeti
Është dikush tjetër që udhëton
në udhëtimin tonë.
Në rrugën e tij… jetët tona janë hapa,
në kohën e tij… jetët tona janë sekonda,
e shumta-e shumta… minuta,
minuta gëzimi, habije, lotësh e dhembjeje.
Skeletet tona janë gurë,
gurë që tejzgjaten në ujdhesën e kohës,
gurë ku dikush tjetër vendos shputat,
nga njëri breg për të kaluar në bregun tjetër.

Refleksione mbi librin “RIDËNIMI” të Fatos Lubonjës/Alfred Mehmeti
Alfred Mehmeti Libri “Ridënimi” i Fatos Lubonjës pasqyron ngjarjet e një periudhe dramatike nga jeta e