MË PËRPARA SESA JU TË PYESNI-Alfred Mehmeti
Unë, eremiti Alfred,
që i kam parë gjithë të nesërmet e mia,
para se t’i jetoj,
unë i palëndëti, i paformi dhe i padukshmi,
i kohës suaj… jo times,
unë që e braktis shpellën e trupit
dhe nis pelegrinazhin e paspelegrinazhshëm
deri në skaj të udhëve më të pashkelura,
yjedritat duke ndezur nëpër qiejt e kohës,
poshtë të cilëve ju s’keni kaluar ende,
unë që shpesh pyes,
sikur të mos i di gjërat…
unë i kam dhënë që të gjitha përgjigjet e mia,
më përpara sesa ju të pyesni,
më përpara sesa ju të mësoni të pyesni,
(edhe për ata që s’janë lindur akoma)
më përpara sesa ju të kërkoni të pyesni…
kur më të mos jem.
Refleksione mbi librin “RIDËNIMI” të Fatos Lubonjës/Alfred Mehmeti
Alfred Mehmeti Libri “Ridënimi” i Fatos Lubonjës pasqyron ngjarjet e një periudhe dramatike nga jeta e