DRITARJA E SHTËPISË SË VJETËR-Xhevdet Bajraj

in Letërsi/Tharm by

DRITARJA E SHTËPISË SË VJETËR-Xhevdet Bajraj

 

Pesë orë e ka bartur
mbi shpinë
dritaren e shtëpisë së fshatit,
kur arriti në qytet
e vendosi në shtëpinë e re,
i gëzuar hyri në dhomë
dhe po shikonte nëpër dritare,
nuk e kuptonte
pse nuk e shihte peizazhin e fshatit,
ishte e njëjta dritare
nëpër të cilën kishte shikuar
tërë jetën.

Pas nëntë muajve
vdiq nga trishtimi.

 

Shkëputur nga vëllimi: “Me zemër në qese najloni”, Sh. B. “Armagedoni”, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Çikla-Charles Bukowski

Çikla-Charles Bukowski Ështe iluzion nëse mendon se thjesht po e lexon këtë

DON KISHOTI-Nazim Hikmet

DON KISHOTI-Nazim Hikmet Kalorësi i rinisë së përjetshmeNdoqi, rreth të pesëdhjetave,Arsyen që
Go to Top