DALLËNDYSHJA-Xhevdet Bajraj
Mbrëmë ishte party i shkëlqyeshëm
kishte shumë njerëz
dhe shumë alkool
por nuk jam dehurKah ora dy e mëngjesit
nuk kishte mbetur njeri i gjallë
nëpër sallonin e shtëpisë
parakaloi një tigër
ndërsa qeni i zonjës së shtëpisë
u shndërrua në kanarinë
dhe doli nga dritarja
duke fluturuarNëpër të njëjtën dritare
hyri një dallëndyshe
më mori me sqep
si të isha një fije kashte
dhe më dërgoi në pranverën
nga e cila më kishin përzënë
qëmoti.
Shkëputur nga vëllimi: “Me zemër në qese najloni”, Sh. B. “Armagedoni”, 2021

VERË E BARDHË RAHOVECI-Xhevdet Bajraj
VERË E BARDHË RAHOVECI-Xhevdet Bajraj Sa herë që binte në gjumë poeti një muzë e