Ç’kuptim ka shtëpia? – Zhuljeta Grabocka Cina
Nuk është çatia e vetme nën kupolën e qiellit
ku shtrohen çarçafët e bardhë të borës së dimrit,
ku mbërrijnë të rënduara pikat e para të shiut,
kur gjëmon e trandet prej shkreptimit zjarr-rrufe
moti i marrosur fasadave, shkëmbinjve e shpirtit!Shtëpia nuk është pronë e ruajtur në çelësin e derës,
as xhamat e plurosur e të thyer, dyerve të braktisura,
oborrit ku mbin bari i kujtesës, përgjon e dihat heshtja!
As vilat vezulluese me dhomat e vaskat e lara me ar,
ku shkallëve të mermerta era e parfumit të deh pa cak!Shtëpia, jo rrallë i ngjan kaçubes së djegur e zjarrit të fikur,
në zaurrishten djerrë si shpresë e fundit, si ëndërr mbi re.
Si mall bagazhi endur aeroporteve me shpresën e ndritur,
si diell pranvere, në duart e fatit kur rasti mbret ende s’vjen.
Edhe kur në krah merr mrekullinë e botës, vetëm një hiç je!Shtëpia është prej ajri e dielli, rreze mëngjesi, dritë e vesë.
Frymë, që na mban gjallë gjakun e mishin në fytyrën që flet!
Forcë, që ngre gurët e shkulur malit, e verteta që duart na i vret!
Stuhi, që vrullin ndal në shkulmet e zemrës, janë dyert e shtëpisë,
dritaret janë sytë.Kujdes! Muret e qelqta të qytetit kanë sy e veshë!
_____
Nga vëllimi me poezi që është duke u përgatitur për botim

Lajme mëngjesi-Zhuljeta Grabocka
Lajme mëngjesi-Zhuljeta Grabocka Lëkura e këmbës preku tokëmbi hapat e gjurmës së një fëmije. Mos u