Lajme mëngjesi-Zhuljeta Grabocka

in Letërsi/Tharm by

Lajme mëngjesi-Zhuljeta Grabocka

Lëkura e këmbës
preku tokë
mbi hapat e gjurmës së një fëmije.

Mos u mendo, nuk ekziston fati.
Zjarr e shkrumb!
Shkrepja e një arme
nuk është një lodër fëmije.

Vrapo, shtrihu përtokë
mbylle gojën, sa nuk është vonë.

***
Oh, sa plagë të hapura,
si zogj të trembur nëpër qiej!
Mbi indin e butë shiu i predhave të ftohta.

Edhe një ndezës me telekomandë
pluhurin u ngrit në re, eja të shkojmë,
na pret nata e mbarsjes së foshnjave.

Lëkura e gishtave lë shenjë mbi metal,
gati të shpërthejë një tjetër luftë të re.
Mos harro ushtar, një nënë po të pret…

Oh, jo! Sinjali u ndërpre. – Mam si je?
Kush e di,
kur do mbarojë ankthi i kësaj katrahure?

Të lutem shtrihu përdhe,
do të kthehem shumë shpejt…
nuk jemi në ëndërr, jetët u prenë në mes.

***

Zgjohu zemër, zgjohu!
artistët po bëjnë artin e shekullit,
në sallonin e bukurisë stilimet e reja.
Ekstravagante, shpërthyese dekolteja
mbi supet e hajthme e stomakun bosh
mes shkëlqimit të brandeve të reja…
…gjithçka gati për mbrëmjen e bamirësisë.

Ah! Zemër zgjohu,
brenda teje ndihu vetja…
mos pyet për magjepsjen time vrastare!
Vendose librin mbi tavolinë,
në vazo mos harro lulet e freskëta,
mos harro tabletin e pakarrikuar.
Nuk është tragjedi të mos e kesh lexuar
“Liza në botën e çudirave!”

13 prill, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top