Çdo gur në det është shtëpi për peshqit-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Çdo gur në det është shtëpi për peshqit-Edvin Thomollari

 

Çdo gur në det
është shtëpi për peshqit,
tha djali që e njihte kepin me pëllëmbë.
Njëzet vjet që prek tokën e kepit, ujin e kepit,
një herë ngatërrove një predhë lufte
me një qyp thesaresh.
Një natë kur gjuaje pe shumë gjallesa,
ti the që ishin të rralla, gaforre të mëdha,
në rrënojat e kështjellës që as vendasit nuk e njihnin.
Aty kishte ujë, vazhdonte deti, kishte det,
kishte jetë që nuk ishte parë më parë.
Kishe qenë shumë thellë, shumë natën,
kishe hapur shtegun i pari.
Të ngelën në mend gaforret e mëdha.
Tani kepin e njohin të gjithë,
vetëm rrënojat e kështjellës që janë futur në ujë,
ato i mbajte për vete, bashkë me gaforret e mëdha.
Çdo gur në det është shtëpi për peshqit…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top