Category archive

Tharm - page 46

Metamorfozë-Rozafa Shpuza

Metamorfozë-Rozafa Shpuza   Vajzat imcake të qytetit tem shtegtuen pa cak në kufijtë imagjinarë t’asaj botës shtremaluqe, vizatue me shkop mbi pluhnin e rrugicës… Iken, tue lanë mirazhin e përhanun të shpisë të përkundej prajshëm nën ritëm degësh të krasituna, që gjyshja ua mbidhte lotin n’nji tas zinku me plasa të ngatërrueme si flokë shtrigash.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Si u krijua një flamur?-YEHUDA AMICHAI

Si u krijua një flamur?- Yehuda Amichai   E zëmë se në fillim qe diçka e plotë që u shqye më pas në dy pjesë, të dyja të mëdha sa duhej për dy ushtri armike. Ose, edhe pëlhura e ronitur me vija e një poltrone plazhi të braktisur në kopshtin e vogël të fëmijërisë sime, që… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Testament-Rozafa Shpuza

Testament-Rozafa Shpuza   Pa asnji mëdyshje, i la trashëgim shpirtit vijat që gërdhishta me gozhdë mbi mur sa herë mata shtatin n’prag përvjetorësh. Paketën e gjysmueme t’duhanit, bashkë me çakmakun që don fërkue disa herë derisa t’kallet. Bllokun e poezive që shkrova ndër autobusët e çoroditun nga tallavaja e altoparlantëve t’vumë kithtas me valvitjen e… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Aerodrom-Frederik Rreshpja

Aerodrom-Frederik Rreshpja   Dal e të pres në breg të një qielli Dal e të pres buzë një reje. Vështroj si rrëzohen shirat, ylberët, yjet. Zbrit! E di që je diku pas një mjegulle. Venë e vinë avionët e botës Poi ti në ç’shira je fshehur vallë? A e ke parë dhimbjen time? Si ngjitej… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mundemi-Louis Raoul

Mundemi-Louis Raoul   Para se të nisemi Të dëgjojmë për të fundit herë Erën ndër gjethe Mundemi Të lëmë aty Kockat tona Për të udhëtuar më lehtë Do të arrinim kështu Njërën prej netëve Ku hëna Hap një shteg në det.   Përktheu: Leda Kushova Foto: ©Leda Kushova Keep Reading

Letërsi/Tharm

Poezi nga Shpëtim Selmani

Poezi nga Shpëtim Selmani   Unë jam shkëmb. ndiej rrahjet e erës dhe heshtja është shtëpia ime, ndiej stuhinë mbi mua. Me shekuj rri në të njëjtin vend, më pshurrin qentë e pikëlluar që mendojnë vetëvrasjen, pleqtë ulen tek unë dhe pushojnë, mezi marrin frymë, mbaj në trup grafite politike, kam parë luftëra. gra që… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Hija-Martin Camaj

Hija-Martin Camaj   Dita u sos në hije. E hija ngrohet mbas flakës së krandeve ndejë në karrige të gdhendun në emblemë të përfrikshme. Hije e ndame prej të gjitha agimeve pushon, thëngjill i zi pa zjarm. Hija s’ka shqisë pos pamjen për dritat e ndezuna ndër shpella mbas ballit, zjarme mbas zjarmesh sa yje… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Letër për Leonard Norman Cohen-in-Shpëtim Selmani

Letër për Leonard Norman Cohen-in-Shpëtim Selmani   Yjet tallen me zemrat tona, poetët e kanë kuptuar deri diku, pastaj e kanë humbur rrugën, si ca burra barkmëdhenj, që gjatë natës shëtitin të vetmuar në bregun e një liqeni. Ngjajnë si vrasës të pikëlluar, që thithin pendim. Poeteshat përpiqen me gjoksin përpara, duke klithur për të… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Poezi nga Shpëtim Selmani

Poezi nga Shpëtim Selmani   Bie një shi i imët. Një sorrë nuk ndalet së ankuari  për qetësinë e liqenit. Kamarieri rrapëllin pandërprerë, vetëm atdheu i pulëbardhave është burim i paqes. Ginsberg-u ishte këtu, Neruda, i vetmi që kishte mbetur gjallë në sajë të vjershave. Brodsky e Amichai, Transtromer-i e Hughes-i, Montale e Auden-i. Ndërkohë… Keep Reading

1 44 45 46 47 48 105
Go to Top