Category archive

Tharm - page 48

Ikja-Miranda Içi

Ikja-Miranda Içi   Unë var kryet , i mbështes mbi gjoks. Aty kanë heshtur mëritë e vjetra. Inatet patën mahisur fjalën dhe gjuhën e zu një ngërç shekullin e fundit. Lajmësi tha se një hap më duhej për të kapërcyer brengën e gjakut të prishur. Se ti më prisje në bregun matanë. Paktin e paqes… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mace nën shi-Ernest Hemingway

Ernest Hemingway Vetëm dy amerikanë ishin ndalur në atë hotel. Nuk njihnin askënd prej atyre që hasnin shkallëve ndërsa hynin e dilnin prej dhome. Dhomën e kishin në katin e dytë me pamje nga deti. Pamja përfshinte gjithashtu kopshtin publik dhe përmendoren e luftës. Në kopshtin publik kishte palma të mëdha dhe stola jeshilë. Në… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Duke pritur mbrëmjen-Tasos Livadhitis

Duke pritur mbrëmjen-Tasos Livadhitis   Nuk di si, nuk di ku, nuk di kur, por netëve dikush qan pas derës dhe muzika është mikja jonë – dhe shpesh në gjumë dëgjojmë hapa të mbyturish të vjetër ose kalojnë në pasqyrë fytyra që pamë dikur në ndonjë rrugë a dritare dhe rivijnë me këmbëngulje si një… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Kur keqbërja vjen si shiu që bie-Bertolt Brecht

Kur keqbërja vjen si shiu që bie-Bertolt Brecht   Si ai që sjell një letër të rëndësishme në sportel pas orarit të punës: sporteli është tashmë i mbyllur. Si ai që përpiqet të lajmërojë qytetin se po vjen një përmbytje, por flet një gjuhë tjetër. Ata nuk e kuptojnë. Si një lypës që troket për… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Ngjitu në atë rrugë me plepa-Edvin Thomollari

Ngjitu në atë rrugë me plepa-Edvin Thomollari   Ngjitu në atë rrugë me plepa ku fryn erë e malinkosur. Lër pas burra dhe poça të zbehtë, zbret një natë që s’ka të sosur. Numëro yjet kur dëgjon ujqërit, në mejhane ritual i zgjyrosur. Kujto grurin që u korr në verë, ishte vetëm një autokombajnë… Fillon… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

TAKIM ME ARMIKUN-JORGE LUIS BORGES

Jorge Luis Borges Kaq vjet duke u shmangur dhe duke shpresuar…, kur ja, më në fund, armiku u duk te shtëpia ime. E pashë nga dritarja duke u ngjitur me vështirësi përgjatë rrugës së mundimshme të kodrinës. Ecte duke u mbështetur në një bastun, në një palo bastun, i cili në duart e tij të… Keep Reading

Letërsi/Tharm

E hëna blu-Petraq Risto

E hëna blu-Petraq Risto   Sot e hëna depresive është blu, Zhgënjimi, gjithashtu… Ti më gënjeve dje Sot e provova monedhën fallco Në sportelet e syve të tu.   E hëna depresive sot është blu.   Blu është mali përballë detit pa ngjyrë Sado i pjerrët mali: drejt e rrit çdo dru Këtu çdo njeri… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Legjenda e lavires Eveline Ro-Bertolt Brecht

Legjenda e lavires Eveline Ro-Bertolt Brecht   Ishte pranverë, e mbi det s’kishte hije (n’pranverë ish dhe ajo…) Me varkën e fundit na erdh në anije Një vashë që quhej Evelinë Ro.   Një këmishë të leshtë kish mbi lëkurën Të bardhë sa t’i lbyrte sytë Gjerdanë s’mbante përveç flokëve Të arta aq sa s’kish… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

MOLLËT-Yves Bonnefoy

MOLLËT-Yves Bonnefoy   E ç’duhet të mendosh Për këto mollë të verdha? Dje habitnin, duke pritur, ashtu të zhveshura, Pas rënies së gjetheve. Sot po magjepsin, Kaq shumë supet U janë theksuar lehtas Nga një tegel dëbore.   Përktheu: Alket Çani Keep Reading

1 46 47 48 49 50 91
Go to Top