Category archive

Letërsi - page 43

Letërsi/Përkthim/Tharm

HIMNI I PRILLIT- Sylvia Plath

HIMNI I PRILLIT – Sylvia Plath   E adhuroj këtë botë që ndërron si akuarelet në tempuj qelqi veshur me shtresa vellosh të gjelbra ku diamantet himne në gjak këndojnë potershëm dhe lëngu i jetës ngjitet në llogore venash. Një harabel i shenjtë me iso ia merr në gjuhën e vet të zgjojë ëndërrimtarët në… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Nuk ka poetë-Martha Asunción Alonso

Nuk ka poetë-Martha Asunción Alonso   Nuk ka poetë në familjen time. Por gjyshi im Gregorio, kur vaditi kopshtin qëndroi mbasdite të tëra duke vështruar kanalin, më pas mërmiriti: Ne nuk e pimë ujin. Është ai që na pi ne. Jo, nuk ka poetë në familjen time. Por një herë, kur isha fëmijë, gjeta lëvozhga… Keep Reading

Biseda/Letërsi

Të qenët opozitar i brendashkruhet pozitës shoqërore të intelektualëve, të cilët i bie të kenë natyrshëm vështrim kritik për të gjetur çfarë mund të përmirësohet ose të ndryshohet/Bisedë me poeten Manjola Nasi

Bisedë me poeten Manjola Nasi. Ajo është autore e një vëllimi me poezi të titulluar: ”Një udhëtim e gjysmë” dhe kjo bisedë me të  u vërtit rreth sfondeve politiko-sociale mbi të cilat ndërtohet poezia, lumturia, arti i angazhuar, kurrikulat që i orientojnë studentët drejt mësimit mekanik të teorisë, në vend që t’i stimulojnë ata të ngrenë pyetje… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

IN MEMORIAM J. F. K /JORGE LUIS BORGES

JORGE LUIS BORGES Ky plumb është i lashtë Në 1897-n e shtiu ndaj presidentit të Uruguait, Arredondo, një djalosh nga Montevideoja, i cili kishte kaluar një kohë të gjatë pa u takuar me askënd që kësisoj të mos i gjenin bashkëpunëtorë. Tridhjetë vjet më parë, i njëjti plumb vrau Linkolnin, në një akt kriminal apo… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Motaku-Brikena Qama

Motaku-Brikena Qama   Ti sterilizon gjithë ç’ka të bëjë me të. Ai të humbet vështrimit, struket në dollapin lënë pakujdesisht hapur e shijon shollën e këpucës. I përgjigjet pasthirrmës tënde me atë të qeshurën e tij deri në mekje, duke treguar katër kokrrat e orizit mbirë në gojën e tij. __________ Nga vëllimi me poezi:”Dëshirat… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Bombardim-Merita Paparisto

Bombardim-Merita Paparisto   Kur u dëgjua zhurma e avionëve përmbi çati, gruaja po i jepte gji foshnjës. Fëmija tjetër po luante me një avion lodër prej balte. Trarët e nxirë fluturuan në ajrï. Foshnja ra përdhe dhe u thye, qumështi u derdh mbi dysheme. Gruaja e rrënuar mendoi të bëhej lumë. Shkoi mbi një urë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

KTHIMI -ROBERTO BOLAÑO

ROBERTO BOLAÑO Kam një lajm të mirë dhe një të keq. Lajmi i mirë është se jeta ekziston (ose diçka e tillë) pas jetës. I keqi është se Zhan-Klod Vilnëvi është nekrofil. Ndodhi që unë të vdes në një diskotekë të Parisit, në orën katër të mëngjesit. Mjeku im më kishte paralajmëruar, por ka gjëra… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mirëmbetsh Tolerancë – Denise Levertov

Mirëmbetsh Tolerancë-Denise Levertov, 1975   Poetë gjenialë, faqetrëndafiltë Urtakë të mirëfilltë Ju i dhatë botës Ca kafshore cilësore Llokma gjuhësore të servirura Siç serviret një kontrafile viçi Dhe një flambée qershish me akullore. Mirëmbetshi, mirëmbetshi S’më bëhet vonë Edhe në mos e shijofsha më kurrë hajen tuaj elegante, Ju miq neutralë, ju që shihni gjithçka… Keep Reading

1 41 42 43 44 45 131
Go to Top