Autostopisti i Galilesë- Richard Brautigan
Baudelaire-i po ngiste
një Model A
mes për mes Galilesë.
Ai mori një
autostopist të quajtur
Jezu që po
rrinte mes
një tufe peshqish,
që i ushqente
me copa buke.
« Ku po shkon ? »
pyeti
Jezui, pasi ndenji
në sediljen
e përparme.
« Anywhere, anywhere
out of this world ! »
thirri
Baudelaire-i.
« Po vij me ju
deri në
Golgota »,
tha Jezui.
Kam një
vend të rezervuar
për karnavalin
atje dhe nuk
duhet të jem
me vonesë.
Përzgjodhi dhe pëktheu: Alket Çani
SHIU-Jorge Luis Borges
SHIU-Jorge Luis Borges Papritmas pasditja u përndrit pa masëNga shiu që bie me përpikëri.Bie apo ra.