Atome, atome, atome-Edvin Thomollari
Atome, atome, atome,
në rrugë ecin njësitë më të vogla të lëndës.
Të shkëputur përplasen brenda enës së Tiranës,
nëpër zyra rrinë ulur në karrige ergonomike,
nê ashensorë presin katin e tyre
dhe në verandë pinë cigare veç,
në supermarkete rrinë në radhë tek arka,
në qendra tregtare lëvizin me shkallë elektrike
dhe me makinat e tyre ngecin në trafik.
Atomet shikojnë, dëgjojnë , prekin, puthin atome të tjera.
Një ditë do kapen nga duart dhe do bëhen molekula, molekula uji…
Identitet-Edvin Thomollari
Identitet-Edvin Thomollari Kalojnë përditë avionë gri, në qiellin gri, grija është klishe dhe gjithë klishetë