Meriton një dashuri-Frida Kahlo

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Meriton një dashuri-Frida Kahlo

 

Meriton një dashuri që të do edhe të pakrehur,

Me të gjitha arsyet që të bëjnë të ngrihesh nxitimthi,

Me të gjithë djajtë që nuk të lënë të flesh.

Meriton një dashuri që të bën të ndihesh e sigurt,

Që është në gjendje të tresë botën kur është me ty,

Që ndjen që përqafimet e tua janë të përsosura për lëkurën e tij.

 Meriton një dashuri që do të vallëzojë me ty,

Që gjen parajsën sa herë që sheh sytë e tu

E nuk lodhet kurrë së lexuari shprehitë e tua.

Meriton një dashuri që të dëgjon tek këndon,

Që qesh me ty edhe kur bëhesh qesharake,

Që respekton qënien tënde të lirë,

Që të shoqëron në fluturim,

Që nuk ka frikë të heqë dorë.

Meriton një dashuri që të pastron nga çdo gënjeshtër,

Që të sjell iluzione,

Të sjell kafen

Dhe poezinë…

Përktheu: Blerina Berberi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që
Go to Top