FLOKNAJA JOTE E PORTOKALLTË-Paul Eluard
Floknaja jote e portokalltë në zbrazëtinë e botës
Në zbrazëtinë e qelqeve të rëndë prej heshtjes e prej hijes
Ku duart e mia të zhveshura kërkojnë gjithë pasqyrimet e tua.Forma e zemrës sate është kimerike
Dhe dashuria jote i ngjan dëshirës sime të humbur.
O psherëtima të qelibarta, ëndrra, vështrime.Por ti s’ke qenë gjithnjë me mua. Kujtesën
E kam ende të errësuar ngaqë të pashë të vije
E të ikje. Koha përdor fjalët si dashuria.Përktheu: Alket Çani
NATYRË E DYTË-PAUL ÉLUARD
NATYRË E DYTË-PAUL ELUARD Për nder të memecëve verbanëve shurdhanëve Që mbajnë mbi supe të madhin gur të zi Gjërat