Metamorfozë-Rozafa Shpuza

in Letërsi/Tharm by

Metamorfozë-Rozafa Shpuza

 

Vajzat imcake të qytetit tem
shtegtuen pa cak
në kufijtë imagjinarë t’asaj botës shtremaluqe,
vizatue me shkop mbi pluhnin e rrugicës…
Iken,
tue lanë mirazhin e përhanun të shpisë
të përkundej prajshëm
nën ritëm degësh të krasituna,
që gjyshja ua mbidhte lotin n’nji tas zinku
me plasa të ngatërrueme si flokë shtrigash.
Iken,
pa pyet pse gjyshja i mblidhte ato lot…
Iken,
tue i ndry fletoret e vjershave, të shndërrueme në ditar
e nisën me dashtë prore
burrat që frymonin ndryshe
e gjumin e banin pa andrra.
Iken,
tue lanë të paluem çorçafat e qindisun të pajës,
bashkë me jaret e pakëndueme të dasmave.

Vajzat imcake të qytetit tem,
shtegtuen pa cak
e tash s’ka kush i mbledh ma lotët
e degëve të krasituna n’oborr…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish

Riarmatosja-Robinson Jeffers

Riarmatosja-Robinson Jeffers Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masësQë
Go to Top