Metamorfozë-Rozafa Shpuza
Vajzat imcake të qytetit tem
shtegtuen pa cak
në kufijtë imagjinarë t’asaj botës shtremaluqe,
vizatue me shkop mbi pluhnin e rrugicës…
Iken,
tue lanë mirazhin e përhanun të shpisë
të përkundej prajshëm
nën ritëm degësh të krasituna,
që gjyshja ua mbidhte lotin n’nji tas zinku
me plasa të ngatërrueme si flokë shtrigash.
Iken,
pa pyet pse gjyshja i mblidhte ato lot…
Iken,
tue i ndry fletoret e vjershave, të shndërrueme në ditar
e nisën me dashtë prore
burrat që frymonin ndryshe
e gjumin e banin pa andrra.
Iken,
tue lanë të paluem çorçafat e qindisun të pajës,
bashkë me jaret e pakëndueme të dasmave.Vajzat imcake të qytetit tem,
shtegtuen pa cak
e tash s’ka kush i mbledh ma lotët
e degëve të krasituna n’oborr…
Librashitësi-Rozafa Shpuza
Librashitësi-Rozafa Shpuza Kapakë historish të zverdhunastivon përditë n’thembër t’bulevardit, e njajtë me drojen e Akiliti ruhet