Unë jam Askush! Kush je ti?-Emily Dickinson
Unë jam Askush! Kush je ti?
A je ti – Askush – gjithashtu?
Atëhere jemi dy!
Mos thuaj gjë! Mund të hapin fjalë – e ke parasysh!
Sa e zymtë – të jesh – Dikush!
Sa publike – si një Bretkosë –
T’i thuash emrin tënd – gjithë Qershorin –
Një Moçali admirues!
Përktheu: Redi Sheqeri

Nëse ti më harron-Pablo Neruda
Nëse ti më harron-Pablo Neruda Dua që të dish diçka. Ti e di se si