Tag archive

Wislawa Szymborska - page 2

Si të shkruash (dhe si të mos shkruash) poezi/WISŁAWA SZYMBORSKA

Këshilla për shkrimtarë dhe poetë aspirantë nga rubrika në gazetë e një fitueseje të Çmimit Nobel. WISŁAWA SZYMBORSKA Në gazetën polake Jeta Letrare, poetja fituese e Çmimit Nobel, Wislawa Szymborska, u përgjigjej letrave të njerëzve të zakonshëm që donin të shkruanin poezi. Për Heliodor-in nga Przemysl: “Ti shkruan: ‘Unë e di që poezitë e mia kanë shumë gabime,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Panairi i mrekullive-Wislawa Szymborska

Panairi i mrekullive-Wislawa Szymborska   Një mrekulli e zakonshme: në thellësinë e natës lehja e qenve të padukshëm. Një mrekulli nga të shumtat: një re e vogël e ajërt ndonjëherë mund të bllokojë një hënë të madhe e të rëndë. Ca mrekulli në një: një pemë verri* që pasqyrohet në ujë, që është drejtuar së… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Duke Pirë Verë- Wislawa Szymborska

Duke Pirë Verë- Wislawa Szymborska   Ai më vështronte, më falte bukuri, dhe unë e mora për vete atë bukuri. E lumtur, gëlltita një yll.E lashë të më shpikte tek imazhi i reflektimitnë sytë e tij. E unë kërcej, kërcej në një mori flatrash të vrullshme.Tryeza është tryezë, vera është verë në një gotë vere,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Një Letër Falënderimi-Wislawa Szymborska

Një Letër Falënderimi-Wislawa Szymborska Unë u kam shumë borxheatyre që nuk i dua. Lehtësimin e pranimitse ata janë më pranë një personi tjetër.Gëzimin se unë nuk jam ujku i deleve të tyre. Paqja ime qoftë me tase me ta unë jam e lirë, dhe këtë, dashuria nuk mund ta japë, as nuk di ta marrë.Unë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Ëndrrat-Wislawa Szymborska

Ëndrrat-Wislawa Szymborska   Pavarësisht njohurive dhe mjeshtërisë së gjeologëve, magneteve tallës, grafikëve dhe hartave— në një grimë të sekondës ëndrra dynd para nesh male si guroreashtu si në jetën reale.Dhe që nga malet, më tej luginat, fushat me infrastruktura perfekte. Pa inxhinierë, kontraktorë, punëtorë, buldozerë, gërmues apo mjete – autostrada të marra, ura të menjëhershme,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Letrat e të Vdekurve-Wisława Szymborska 

Letrat e të Vdekurve-Wisława Szymborska   Ne i lexojmë letrat e të vdekurve si gjëegjëza zotash — zotash sidoqoftë, sepse ne e dimë se çfarë ndodhi më vonë. Dimë se çfarë parash nuk u shlyen, të vejat që nxituan të martoheshin sërish sa kohë që kufoma ishte ende e ngrohtë. Ah të gjorët, të vdekurit… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Një Jetë e Vështirë me Kujtesë-Wisława Szymborska

Një Jetë e Vështirë me Kujtesë-Wisława Szymborska   Unë jam një audiencë e dobët për kujtesën time. Ajo do që unë të ndjek zërin e saj pa pushim, por unë nervozohem, shqetësohem, dëgjoj dhe nuk dëgjoj, dal jashtë, kthehem, pastaj largohem sërish. Ajo do gjithë kohën dhe vëmendjen time. Nuk e ka problem kur unë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Adoleshentja-Wislawa Szymborska

Adoleshentja-Wislawa Szymborska   Unë – adoleshente? Nëse ajo do ndodhej, këtu, tani, përpara meje, a do t’më duhej ta trajtoja si të afërt dhe të dashur, edhe pse më është e çuditshme dhe e largët? Të derdhja një lot, t’ia puthja ballin për arsyen e thjeshtë se kemi një datë lindjeje? Kaq shumë pangjashmëri midis… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Disa njerëz-Wislawa Szymborska

Disa njerëz-Wislawa Szymborska   Disa njerëz ikin prej disa njerëzve të tjerë. Diku në ndonjë vend nën diell dhe nën disa re. Ata lënë pas diçka nga gjithçkaja e tyre, fusha të mbjella, ca pula, qen, pasqyra në të cilat tashmë zjarri sheh reflektimin e tij. Në kurrizin e tyre ka shtamba dhe dëngje, sa… Keep Reading

1 2 3 4 8
Go to Top