Tag archive

Perktheu Bajram Karabolli - page 8

Letërsi/Përkthim/Tharm

TË DUA-JULIA DE BURGOS

TË DUA-JULIA DE BURGOS Të dua… dhe ma lëviz kohën e jetës sime pa orë. Të dua në përrenjtë e zbehtë që natën rrugëtojnë, dhe s’pushojnë kurrë së derdhuri yje në det. Të dua në atë mëngjes të shkëputur nga fluturimi i shekujve që e arratisi anijen e tij të bardhë deri në ujërat e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DALLËNDYSHET-ALFONSINA STORNI

DALLËNDYSHET-ALFONSINA STORNI Lajmëtare të ëmbla të trishtimit janë… janë zogëza të zeza, të zeza si nata. Oh, të zeza, si vetë dhimbja! Të ëmblat dallëndyshe që në vjeshtë ikin që braktisin folenë, duke e lënë vetëm për të kapërcyer detin! Sa herë i shoh, ndiej një të ftohtë brisk… Oh, të zezat zogëza, zogëzat me… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Hëna-Jose Luis Borges

Hëna-Jose Luis Borges   Kaq shumë vetmi në atë monedhë ari. Hëna e netëve nuk është hëna që pa Adami i parë. Shekujt e gjatë të pagjumësisë njerëzore e kanë tejmbushur me vaje të moçme. Këqyre. Është pasqyra jote.   Përktheu: Bajram Karabolli Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SA PAK-MARIO BENEDETTI

SA PAK-MARIO BENEDETTI  (Montevideo, 1920 – 2009) Sa pak  është ajo që ti di ajo që di për mua ajo që sheh janë retë e mia janë heshtjet e mia janë gjestet e mia ajo që di për mua ajo që njeh është trishtimi i shtëpisë sime parë nga jashtë janë kanatat e trishtimit tim… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ZEMRA E HUMBUR-EMILIA PARDO BAZÁN

EMILIA PARDO BAZÁN Një buzëmbrëmje, duke shëtitur rrugëve të qytetit, shikoj një objekt të kuq; ulem për ta parë më mirë: ishte një zemër e përgjakur, por me jetë. E mora plot kujdes. «Duhet t´i ketë humbur ndonjë gruaje», mendova, duke vrojtuar pastërtinë dhe delikatesën e atij organi të dashur, që, me ta prekur me… Keep Reading

Letërsi/Tharm

CTAVIO PAZ DHE ELENA GARRO: NJË HISTORI E HIDHUR  

Ajo është një feministe që jetoi nën tiraninë jo vetëm të Oktavio Paz-it, por edhe të një klike intelektualësh të cilët e konsideronin vetëm si grua apo ish-grua të dikujt. Ka një mit rreth martesës së poetit meksikan Octavio Paz, nobelist i vitit 1990, dhe shkrimtares së shquar meksikane Elena Garro. Kjo martesë ka ngelur… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Copëz-ZAN PERRION

ZAN PERRION “Të gjithë burrave u tërheq vëmendjen një femër e zjarrtë që hyn në një sallë. Por, kur në sallë hyn një femër e bukur, u tërheq vëmendjen të gjitha grave (dhe pak burrave). Gratë, në mënyrë të fshehtë, admirojnë femrat e bukura. Nuk ka admirues më të mëdhenj se gratë ndaj femrave të… Keep Reading

1 6 7 8 9
Go to Top