TË DUA-JULIA DE BURGOS
Të dua…
dhe ma lëviz kohën e jetës sime pa orë.Të dua
në përrenjtë e zbehtë që natën rrugëtojnë,
dhe s’pushojnë kurrë së derdhuri yje në det.Të dua
në atë mëngjes të shkëputur nga fluturimi i shekujve
që e arratisi anijen e tij të bardhë deri në ujërat e qeta
ku të trishtuar notonin, zëri yt dhe kënga ime.Të dua
në dhimbjen pa lot që kaq net i ka rrëmbyer gjumit
në qiellin e anasjelltë në bebëzat e mia që të të shoh kozmike,
në zërin e zbrazur të zhurmës sime shekullore që po shembet.Të dua
(klithmë nate të bardhë…)
në pagjumësinë që mendohet
nga e cila në zogj është kthyer shpirti im.Të dua…
Dashuria ime rrjedh e lehtësuar prej shprehjesh dhe rrugësh,
duke thyer hije dhe duke arritur imazhin tënd
që nga pika e çiltër ku jam bar dhe tinguj zogjsh.Përktheu: Bajram Karabolli
Piktura: Galileo Chini-“Dashuria”
KU FSHIHET LUMTURIA E NJERIUT-(Rrëfenjë arabe)
Në fillim të kohërave, perënditë u mblodhën për të krijuar njeriun: burrin dhe gruan. Dhe vendosën