PO DERDH SHI-PAOLA KLUG*

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

PO DERDH SHI-PAOLA KLUG
(Meksikë, 1980)

Mbi rrugë që nuk janë rrugët e mia,
në një qytet, të një shteti, të një vendi të huaj,
nën një çati që nuk është imja,
e ulur në një kolltuk që s’më përket mua.

Po derdh shi si qielli që nuk ka zot
duke kujtuar male dhe ledhe,
duke dëgjuar erën që flet për takime familjare në porta shtëpish,
me tjegulla të bardha, dhe fantazma që ecin fshatrave.

Po derdh shi,
sepse nuk kam rrugë,
as shtëpi,
as shtet,
as atdhe,
as karrige,
asgjë më shumë
se pikat e shiut që kullojnë
prej meje
këtë natë me shi

Përktheu: Bajram Karabolli

*Autorja për veten e saj:

Emri im është Paola Krug dhe jam një shkrimtare meksikane. Midis pasioneve të mia të mëdha janë mitologjia, letërsia, muzika dhe ngjyrat e bukura të identitetit metis. Dëshiroj të shkruaj tregime ku mund të plazmoj ngjyrat, aromat dhe format e kulturës meksikane; jam bijë e tri rrënjëve që i kanë dhënë jetë Meksikës. Jam e apasionuar pas magjistareve, kafesë dhe mbrëmjeve me shi; organizatore artizanati dhe endëse fjalësh.
Herë pas here këndoj këngën e kodrave dhe i thërras mjegullës kur dua të shkruaj.

Piktura: Alexander Bolotov

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top