ANATOMIA E NJË KRIMI PAQARTËSISHT E PARAMENDUAR-MARIO MELÉNDEZ
(Kili, 1971)Të vrasësh një turtulleshë pas shpine
është një veprim i urryer
Më mirë ta bësh me gjumëndjellës
më këshillon miku im më i mirë
Ashtu askush nuk do të dyshojë për asgjë
Por unë shikoj turtulleshën e shtrirë mbi një varr
dhe është pikërisht turtullesha që bredh shesheve
pas gjyshit të vdekur
Tani ka kohë për të trembur fëmijët
apo për të ngrënë insekte
Kushedi ç’ka ndër mend të bëjë, kushedi
Të vjedhë planin e harabelave
symbyllazi të bëjë kollotumba në ajër
të mbikëqyrë parakalimet
të dëgjojë meshën që nga çatia e kishës
etj. , etj.
Tani nuk dua më ta vras pas shpine
as me hape gjumëndjellëse, as me rrotat e trenit
as me kësi gjërash të tjera
Më mirë ta gëlltis të gjallë dhe pastaj të mendoj
Turtulleshë, të lutem, fluturo brenda meje
Fluturo dhe shpjermë
drejt një kasaphane që të jetë sa më njerëzore.Përktheu: Bajram Karabolli
KËTU NUK KA PLEQ-MARIO BENEDETTI
KËTU NUK KA PLEQ-MARIO BENEDETTI Këtu nuk ka pleq, vetëm na erdhi pasditja:një pasdite plot me