Tag archive

Përktheu Arlinda Guma - page 18

Letërsi/Përkthim/Tharm

Në kopshtin e tij ka një pjeshkë-Hienrich Böll

Hienrich Böll Rrethana të veçanta më detyruan të nxirrja një sekret, të cilin doja ta ruaja deri në fund të jetës. Unë i përkas një klubi apo më mirë, një shoqërie sekrete, megjithëse isha betuar që të mos i bashkohesha kurrë një instituti të tillë. Është shumë e sikletshme, por problemet e brezit të ri,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Ndarja-Hienrich Böll

Hienrich Böll Ne ishim në atë zymti, ajo gjendja e mjerë shpirtërore që të kap kur ti tashmë ke thënë “mirupafshim”, por që nuk mund të largohesh sepse treni nuk është nisur ende. Stacioni ishte si të gjithë stacionet, i pistë dhe i rrëmujtë, i mbushur deri te çatia e përthyer me mjegullën e avujve… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Adoleshentja-Wislawa Szymborska

Adoleshentja-Wislawa Szymborska Unë – adoleshente? Nëse ajo do ndodhej, këtu, tani, përpara meje, a do t’më duhej ta trajtoja si të afërt dhe të dashur, edhe pse më është e çuditshme dhe e largët? Të derdhja një lot, t’ia puthja ballin për arsyen e thjeshtë se kemi një datë lindjeje? Kaq shumë pangjashmëri midis nesh… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Në kërkim të lexuesit-Heinrich Böll

Heinrich Böll Miku im, Witt-i, ka një profesion të çuditshëm: ai nuk ka frikë ta quajë veten autor, thjesht sepse ka ca njohuri latente në drejtshkrim, zotëron në mënyrë të vagët ca rregulla gramatikore dhe së fundmi shtyp njërën faqe pas tjetrës me ushtrime stilistikore, të cilat ai i quan dorëshkrim sapo ka siguruar mjaftueshëm… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Disa njerëz-Wislawa Szymborska

Disa njerëz-Wislawa Szymborska   Disa njerëz ikin prej disa njerëzve të tjerë. Diku në ndonjë vend nën diell dhe nën disa re. Ata lënë pas diçka nga gjithçkaja e tyre, fusha të mbjella, ca pula, qen, pasqyra në të cilat tashmë zjarri sheh reflektimin e tij. Në kurrizin e tyre ka shtamba dhe dëngje, sa… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Monologu i një kamarieri-Heinrich Böll

Heinrich Böll Nuk e di sesi mundi të ndodhte; tekefundit unë nuk jam më fëmijë, jam gati pesëdhjetë vjeç dhe duhej ta kisha ditur se çfarë po bëja. Megjithatë e bëra dhe para së gjithash; atëherë kur nuk isha në shërbim dhe kur, në fakt, nuk duhej të më ndodhte asgjë më shumë. Por ja… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Retë-Wislawa Szymborska

Retë-Wislawa Szymborska   Duhet të jem vërtet e shpejtë për të përshkruar retë – mjafton një grimë sekonde që ato të fillojnë të shndërrohen në diçka tjetër. Tipari i tyre dallues: ato nuk përsëritin asnjë trajtë, nuancë, pozë apo ujdi të vetme. Të parënduara nga barra e kujtesës së çdo lloji, ato lundrojnë lehtësisht përmbi… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dashuria e parë-Wislawa Szymborska

Dashuria e parë-Wislawa Szymborska   Thonë se dashuria e parë është ajo më e rëndësishmja. Kjo është shumë romantike por nuk është rasti im. Kishte dhe nuk kishte diçka mes nesh. Lindi dhe u shua. Nuk më dridhen duart kur përplasem me kujtime të vogla, ose me një pirg letrash të mbështjella me spango –… Keep Reading

1 … 16 17 18 19 20 … 28
Go to Top