S’ka krim më të madh sesa të largohesh-Bertolt Brecht

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

S’ka krim më të madh sesa të largohesh-Bertolt Brecht

 

S’ka krim më të madh sesa të largohesh.

Te miqtë, në ç’gjë mbështetesh? Jo tek ajo që bëjnë.

Se kurrë nuk mund ta dish se çfarë do bëjnë. Jo tek ajo që janë.

Ajo

Mund të ndryshojë. Vetëm tek kjo: tek fakti që nuk do të largohen.

Ai që s’mundet të largohet, nuk mundet as të rrijë. Ai që ka një pasaportë

Në xhep – a do të rrijë kur t’ia nisë mësymja? Ndoshta

Nuk do të rrijë.

Në shkofshin gjërat keq me mua, ndoshta do të rrijë. Por nëse gjërat

Shkojnë keq me të, ndoshta do të largohet.

Luftëtarët janë njerëz të gjorë. Ata nuk munden të largohen. Kur

Sulmi

Nis ata nuk mund të largohen.

Ai që rri njihet. Ai që u largua nuk u njoh. Çka u largua

Ishte e ndryshme prej asaj çka ishte këtu.

Para se të shkojmë në betejë unë duhet të di: mos vallë ke një pasaportë

Në xhep të xhaketës? Mos vallë po të pret ndonjë aeroplan ndanë

Fushëbetejës?

Sa humbjeve je gati t’u qëndrosh? A mund të të të dërgoj

Diku tjetër?

Epo mirë pra, le të mos shkojmë në betejë.

 

Përktheu: Arbër Zaimi 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top