Ngjarje që s’ndodhin-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Ngjarje që s’ndodhin-Sueton Zhugri

 

A i humbet dot gjërat që kurrë nuk i pate?
Për shembull këtë puthje që nuk e dhe,
këtë ledhatim që nuk e more,
këngën që përmendsh nuk e mësove,
kockën e këmbës që nuk e theve,
sëmundjen e ligë që nuk e përcolle,
netët që nuk fjete mbi trotuar,
pështymat e përçmimit që nuk t’i verbuan ndjenjat,
meloditë e dasmave që nuk i vallëzove,
ujërat e syve që kurrë nuk i pive,
dhunën e rrahjes që nuk e provove,
milionat e njerëzve që nuk i takove…
Më thuaj!
A ka një lis ku lidhen
gomerët e mosdijes dhe mosqenies
të jetëve të pajetuara,
erërave të parrahura,
aty ku devotshmëria e Sfinksave
përthyhet e ngurtë mbi putra,
miliardat e spermatozoidëve të shuar që fatin e dritës së tyre ta falën ty?

Më thuaj a je i lumtur që linde?
Linde një zot; sado i vogël?

17.10.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top