Aktorit P.L në ekzil-Bertolt Brecht
Dëgjo, po të thërrasim të vish. Dikur i përzënë
Tash duhet të kthehesh. Në vendin
Jashtë të cilit të nxorën dikur rridhte
Qumështi e mjalti. Tash po thirresh që të kthehesh
Në një vend që është shkatërruar.
Dhe s’kemi asgjë më tepër
Të të japim, veç faktit që ti nevojitesh.
I varfër a i pasur
I sëmurë a i shëndoshë
Harro gjithçka
Dhe eja.
Përktheu: Arbër Zaimi

Karvani anakronik, apo Liri dhe Demokraci-Bertolt Brecht
Karvani anakronik, apo Liri dhe Demokraci-Bertolt Brecht Në Gjermani erdh pranvera. Mbi rrënoja seç fryn era