Disa tipa lexuesish

in Letërsi by

Sipas revistës së kulturore CULTURAMAS, ka 11 tipa lexuesish:

 

1. LEXUESI I DYSHIMTË

Nuk e ka për gjë ta lërë në mes një libër të nisur prej tij, për të filluar një tjetër. Atij i pëlqen të lexojë, veç nuk di të thotë se çfarë lexon.

 

2. LEXUESI IDHNAK

Është kërkues dhe i pangopur. Ai kurrë nuk e lë përgjysmë librin, edhe sikur të mos i pëlqejë apo t’i duket se autori nuk di të ndërtojë dot dy fraza me kuptim. Vetëm pasi e ka mbaruar një libër të tillë e përplas në mur.

 

3. LEXUESI KRONOLOGJIK

Pasi mbaron një libër së lexuari, shkon përsëri në librari dhe blen një tjetër. Mund ta ndërpresë së lexuari një libër vetëm nëse ka një motiv mjaft të fortë për të vepruar kështu, gjë për të cilën do ta vrasë gjithmonë ndërgjegjjia. Është e kundërta e lexuesit të dyshimtë.

 

4. LEXUESI SHKATARRAQ

I hedh librat gjithandej. Hallakatet nëpër libra, duke i lënë të gjithë të hapur, me kapakë të grisur apo të njollosur dhe me fletët të zverdhura, nga lënia shkretë dhe përdorimi shkel e shko.

 

5. LEXUESI I ZËNË ME PUNË I

I pëlqejnë aq shumë librat sa mund të blejë disa njëherazi, por, me të mbërritur në shtëpi, i vendos në raft dhe i lë atje muaj të tërë pa i prekur me dorë. Kur, më në fund, i lexon, i vjen keq pse nuk i ka lexuar më parë.

 

6. LEXUESI I ZËNË ME PUNË II

Në të vërtetë nuk i pëlqen të lexojë, por hiqet sikur lexon dhe blen libra.

 

7. LEXUESI LIBROFIL

Këtij tipi lexuesi më shumë i pëlqen t’i blejë librat për t’i pasur si objekt, sesa t’i blejë për t’i lexuar. Erën dhe ngjyrën, faqet e tyre të zverdhura, librat e vjetër dhe librat e rinj, çdo gjë e konsideron si një vepër arti.

 

8. ANTILEXUESI

I duket se librat janë tepër të gjatë dhe nuk i lexon kurrë.

 

9. LEXUESI ME SHPIRT TË LIRË

Është i rritur dhe lexon libra për fëmijë, apo është fëmijë dhe lexon libra për të rritur. Çdo herë e më shumë shoqëria i pranon këta shpirtra të lirë të letërsisë, pa më të voglin turp.

 

10. LEXUESI I PËRZIER

Çdo libër që merr në dorë e lexon, por pa mbaruar atë nis e lexon një tjetër. Pra lexon njëherazi disa libra dhe kur i ka mbaruar së lexuari, i bën lëmsh, duke i ngatërruar personazhet, emrat, temat e gjithçka.

 

11. LEXUESI I PËRGJUMUR

Koha më e mirë për të është të lexojë kur shtrihet për të fjetur, por, duke qenë tejet i rehatuar, e kap gjumi dhe vetëm në mëngjes, kur zgjohet, shuan dritën dhe mbyll librin.

 

Marrë nga Revista: CULTURAMAS

Përktheu: Bajram Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top