SHUMË BURRA KALUAN PREJ SHTRATIT TË PENELOPËS-Dashamir Malo
S’është e vërtete
se Penelopa i qëndroi dhjetë vjet besnike
Odisesë (besnikëri legjendash),
Apo që ajo e plekste çdo ditë pëlhurën
që netëve e shpleksnin, nuk është e vërtëtë.
Atëherë kur ajo me përgjërim iu lut Poseidonit
të hiqte qafe Dedalin ambicioz,
plot pesëdhjetë mëtonjës (1)
(ambiciozë më të thekshëm për fronin se Deadali), i dërgoi Poseidoni.
Atëherë e bukura Penelopë jetonte
pranverën e saj të tridhjetë e dytë.
Dhe kur të gjithë mëtonjësit
veç hanin e pinin
dhe kur mbretëria qe në zgrip, Penelopa u tha:
Njërin, vetëm njërin prej jush do të marr,
burrin që do të jetë më i denji
për mbretërinë e Itakës.
Dhe me vete mendonte,
burrat provohen si të tillë në bixhoz,
luftë dhe dashuri.Në dy të parat s’ishte aq e denjë.
Dhe thirri skllaven Myrto,
besniken, të bukurën Myrto.
Pesëdhjetë ditë me radhë Myrtoja
flertoi me secilin mëtonjës
dhe mbrëmjeve i ftonte në shtratin e saj,
atje ku mes territ Penelopa
zinte vendin e Myrtosë.
Pesëdhjetë net rresht Penelopa
bëri dashuri me secilin mëtonjës
pa u njohur nga ata.Shumë burra kaluan prej shtratit të Penelopës,
pesëdhjetë mëtonjës
në pesëdhjetë netë rresht bënë dashuri.
Vite e shekuj më vonë
dhjetëra e qindra poetë
u mburrën se bënë dhe bëjnë dashuri
me të,
disa duke i shpleksur pëlhurën netëve,
disa duke u hequr si Odiseu
apo të tjerë duke e “mikluar” me vargje lirike.Unë një natë vjeshte
kur në mbretërinë (pa mbret)
mbretëronin orgjitë e Penelopës me mëtonjësit,
në majë të gishtave
u ngjita në katin e dytë
shkova përbri dhomës së Myrtosë
dhe në shtratin e Penelopës
gjithë natën
bëra dashuri me skllaven Myrto (2)
e dyta për nga bukuria në mbretërinë e Itakës
(në mos po më e bukura dhe më zemërdëlira).________
(1)- pretendues për fronin e mbretit të Itakës
(2)-Sipas librit “Ditari i Penelopës” të shkrimtarit gerk Kostas Varnalis, Penelopa bëri dashuri me të pesëdhjetë
pretedentët për mbret duke u hequr sikur ishte skllavja Myrto, me qëllim që të zbulonte se cili burrë ishte më i denjë në dashuri.
POETIT KOSTANDIN KAVAFIS-Dora MANATAQI
POETIT KOSTANDIN KAVAFIS-Dora MANATAQI U struk pasioni në rropullitë e tua Dhe doli si një