PRANVERË

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

PRANVERË

 

Kur ktheva kokën
ai që kisha hasur udhës
kish humbur në mjegull

Shiki

*

Mjegull e mbrëmjes
gjërat e shkuara
sa të largëta

Kito

*

Lopa që shita
po ikën nga fshati
nëpër mjegull

Hyakuchi

*

“Era pranverore”
thonë zotëria dhe shërbëtori
duke ecur së bashku

Taigi

*

Ditë e gjatë
m’u lodhën sytë
duke soditur detin

Taigi

*

Mbrëmje pranvere –
e kurrkujt
karroca e braktisur

Gyodai

*

Kur plakesh
të merr të qarët
edhe nga gjatësia e ditës

Issa

*

Ditë e gjatë
lundra bisedon
me zallishten

Shiki

*

Keq ta këpusësh!
keq mos e këpusësh!
ah, manushaqja!

Naojo

*

Pranë pusit
me ujë të ndenjur
lulet e kumbullës

Issa

*

Njerëzit nuk i shohin
lulet e gështenjës
pranë çatisë

Basho

*

Festë lulesh –
shoqëruar nga e ëma
fëmija i verbër

Kikaku

*

Le të më gjuajnë me gur
këputa
një degë qershie

Kikaku

*

Dega plot lule e kumbullës
i fal aromën
atij që e theu

Chiyo-ni

*

Botë dhimbjesh e hallesh
edhe kur qershitë
lulëzojnë

Issa

*

Mbi bajgën e kalit
lulet e kumbullës së kuqe
si të përflakura

Buson

*

Shelgu lëkundet
duke i buzëqeshur
derës

Issa

*

Po kthehesha
i fyer e i tërbuar –
shelgu në kopsht

Ryota

*

Gjithë fukarenjtë
kërkojnë një strehë për natën –
ah, lulevilet!

Basho

*

Eja të lozim bashkë
harabel
jetim

Issa

*

Dallëndyshe e mbrëmjes
zemrën e kam plot frikë
për të nesërmen

Issa

*

Një dallëndyshe fluturoi
nga hunda
e Budës së Madh

Issa

*

Si të mos kish ndodhur asgjë
gala
dhe shelgu

Issa

*

Edhe kur e ndjekin
s’duket kurrë e ngutur
flutura

Garaku

*

Një lule e rënë
ringjitet në degë –
jo, ishte flutur

Moritake

*

Flutura rreh flatrat
sikur të dëshpërohej
nga kjo botë

Issa

*

Me një të shkundur
kaprolli përze fluturën
dhe fle sërish

Issa

*

Nën shiun pranveror
një vajzë e bukur
bën një gogësimë të gjatë

Issa

*

Qenushi i përgjumur
shtyn me putra
shelgun

Issa

*

Gratë e orizores
çdo gjë e kanë të ndragur
veç këngës

Raizan

~ • ~

Zgjodhi e përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Pse shkruaj?/Genci Gora

Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë,

Pse shkruaj/Manjola Nasi

Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë,
Go to Top