Plani satanik i Hitlerit për të vrarë Winston Churchill me një kuti me çokollata!

in Në kohërat e kolerës by

Roli i Lord Rothschild në zbulimin planit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore planet e fshehta të asgjësimit të liderëve të palëve ndërluftuese ishin shumë. Disa prej tyre ishin jashtëzakonisht të rrezikshmëm, por kishte edhe plane fantastike si ai i Hitlerit, të vrasë Winston Churchill me një çokollatë.

Churchill, nëpërmjet mesazheve të tij në radio për rezistencë, u jepte guxim jo vetëm britanikëve, por edhe popujve të terrorizuar të Europës përballë rrezikut nazist. Para përhapjes të luftës, nazistët me në krye Hitlerin donin të eleminonin liderin anglez, të cilin e konsideronin si një pengesë të madhe për planet e tyre shkatërrimtare.

“Plani i ëmbël”

Udhëheqësia e nazistëve, duke ditur dobësinë e Churchill për purot, alkoolin dhe kënaqësitë e tjera të vogla, donte të kalonte në selinë e qeverisë angleze një pajisje të vogël shpërthyese me një shtresë që do të merrej për diçka tjetër. Siç kishte zbuluar gazeta “The Telegraph”, nazistët planifikonin në bashkëpunim me agjentët që ishin aktivë në Britani, të dërgonin në zyrën e politikanit anglez pllaka çokollatash të veshura mbështjellëse të zezë dhe ari e cila do shkruante “Peters Chocolate”. Paketa do të arrinte me lloje të tjera luksoze për të shmangur dyshimet.

Planin origjinal të nazistëve nuk zgjati shumë për ta diktuar kundër-zbulimi britanik. Në mes të vitit 1943, Lordi Victor Rothschld, anëtar i lartë i shërbimit sekret britanik MI5, i dërgoi një letër artistit Laurence Fish duke i përshkruar planin satanik të nazistëve për vrasjen Churchill. Në letrën e tij i kërkonte të krijonte skica që ilustronin çokollatat e çuditshme me mekanizmin shpërthyes brenda, në mënyrë që t’i përhapnin te qytetarët në qoftë se shihnin pakon e rrezikshme.

Si përfundim Fish bëri 25 skica me çokollatën – kurth, por afishet nuk u ngjitën kurrë në rrugët e vendit. Shpjegimi që dha në BBC historiani Nigel West, është se Lordi Rothschild e financoi vetë ndërmarrjen pa ndihmën e autoriteteve, me rezultat që mos të interesohej askush për skicat. Kur letrat e Lordit drejtuar artistit u botuan në vitin 2012, historianët donin të dinin se ku ishin skicat. Si përfundim u gjetën në vitin 2015 nga familja e Rothschild në shtëpinë e tyre.

Plani i britanikëve kundër Hitlerit me hormonet femërore

Aleatët, me në krye britanikët, hartuan një plan të çuditshëm për kreun e nazistëve, jo për ta vrarë, por për ta “qetësuar”. Planifikonin të përdorin estrogjenin për të zbutur disponimin luftarak të diktatorit paranojak, duke përforcuar kështu anën femërore të tij. Siç shkroi “Telegraph”, Agjentë planifikonin të vendosnin doza estrogjeni në ushqimin e tij që të ishte më pak agresiv dhe më shumë i bindur, si motra e tij më të vogël Paula, e cila punonte si sekretare. Spiunët britanikë gjendeshin mjaft afër Hitlerit për të patur qasje në ushqimin e tij. Estrogjeni u zgjodh për shkak se nuk ka shije dhe ka ndikim të ngadalshëm dhe të padukshëm, pra nuk do ta zbulonin testuesit e ushqimit të Hitlerit”.

Asnjë nga këto projekte të çuditshëm nuk pati efektin e dëshiruar. Churchill vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 1965, ndërsa Hitleri bëri vetëvrasje me partneren e tij Eva Brown kur sovjetikët tashmë kishin hyrë në Berlin.

Përktheu: Shpendi Shakaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Në kohërat e kolerës

Go to Top