PËR MË SHUMË SIGURI-MARIO MELÉNDEZ
Ejani të shihni poezinë time
nuk është bërë me material të lehtë,
mrekullisht ka për ta duruar dimrin
dhe gjatë verës ka për t´i freskuar
mendjet dhe trupat.
Trarë të fortë ka midis vargjeve,
fjalët e mia mbështeten në pajandra
Dhe që shiu të mos hyjë brenda
mbi çati do vendos ëndrrat e mia,
me dhimbjet e mia
do t´i bllokoj pikat e shiut.
Përktheu: Bajram Karabolli

ÇFARË THONË SHKRIMTARËT
Mendoj se fraza “leximi i detyrueshëm” është një marrëzi; leximi nuk duhet të jetë i detyrueshëm.