Ngjitu në atë rrugë me plepa-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Ngjitu në atë rrugë me plepa-Edvin Thomollari

 
Ngjitu në atë rrugë me plepa
ku fryn erë e malinkosur.
Lër pas burra dhe poça të zbehtë,
zbret një natë që s’ka të sosur.
Numëro yjet kur dëgjon ujqërit,
në mejhane ritual i zgjyrosur.
Kujto grurin që u korr në verë,
ishte vetëm një autokombajnë…
Fillon stinë e dimrosur,
konizmë me kryq të ndryshkur,
borë e bardhë e flamosur.
Kujto dritaren e kishës në verë
Rrinin dy bufa të krekosur…
Një plak vdiq pasi këndoi bufi..
rrugëve fryn veri i inatosur.
Bufin e vranë pasi vdiq plaku,
bufi tjetër është vrerosur.
Shkojnë djem e vijnë burra.
nëpër tëmtha damar i tendosur.
Kafe e fortë, pa sheqer,
Republikë e farmakosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top