Në varrin e aktorit Istref Begolli-Musa Tullari

in Letërsi/Tharm by

Në varrin e aktorit Istref Begolli-Musa Tullari

Ngadalë pikë shiu i së dielës

Si me lot nga sytë e qiellit

Njëriun e dashur vajton në heshtje:

Pllaka e mermertë me emrin e tij

Dritëson nga pikat e sermta

Të cilat here-herë pikojnë nga gjethet

E mështeknës , përkulur motërsisht

Mbi vetmitarin e madh.

Pelegrin nga larg, përshëndes

Hijen e tij, ajo më falet

Nga shiu, nga gjethi, nga vjeshtë-lulet,

Nga perdja e zezë e dheut.

 

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Fat fshati-Arben Velo

Fat fshati-Arben Velo  Në fshatin pa njerëz,mua më ha zhdukja.Marr frymë thellë,
Go to Top