Stina e bukur-Musa Tullari
Është ajo, kur
Takojmë të dashurën
Takojmë miq
Dhe ikim në pyllin
Jeshil të errëtKur lexojmë ‘Anës Swan-it’
‘Albertinën e zhdukur’,
Të Proust-it.
Apo kur në kinemanë
E qytetit, përcjellim
Kumbarën-I.E bukur është Stina
Kur mbushur sofra
Me carrokët virgjër.
Dhe stinë e bukur është
Kur gjendemi para,
Pikturës së Van Ghog-ut,
“Fluturimi i Korbave mbi grunajë”Edhe kur endemi,
Rrugicave me kalldrëmë
Të ngushta, Kështjellës së Balshajve
D’Olciniumin ku zbarkoi
I çali Cervantes.Dhe e bukur është kjo stinë
Kur ende shëndet verë
Përcjellim Aget dhe Muzgjet
Dhe Zotin Diell!
Ëndrra-Musa Tullari
Ëndrra-Musa Tullari Kur trupi yt të bëhet Që moti dhè i zi Kur zhdukesh mbi