Në kohë të errëta-Bertolt Brecht
S’kanë për të thënë: ish’ koha kur degët e arrës po tundeshin nëpër erë
Por: koha kur bojaxhiu shtypi punëtorët.
S’kanë për të thënë: ish’ koha kur fëmija gjuajti një gur petashuq nëpër ujëvarë
Por: koha kur po gatuheshin luftëra të mëdha.
S’kanë për të thënë: ish’ koha kur gruaja hyri brenda në dhomë
Por: koha kur fuqitë e mëdha bashkuan forcat kundër punëtorëve.
Sidoqoftë, nuk kanë për të thënë: kohët qenë të errëta
Por: pse heshtën poetët e tyre?
Përktheu: Arbër Zaimi

Parada e së Resë të Vjetër-Bertolt Brecht
Parada e së Resë të Vjetër-Bertolt Brecht Qëndrova në një kodër dhe pashë të Vjetrën