Ndodhi -Kiki Dhimulá
E vetme, krejt e vetme
bares rrugëve
dhe udhës ndesh ndodhi të mëdha:
Diellin me ngut e thirri Perëndimi
dhe përgjysmë pasditen e la…Pas pak ia behu nata,
duke bartur në shtambat e misterit
të fshehtat e saj,
kur befas syrin ëndërritës, hënën,
një re tinzare e padëshirueshme ia shkeli
dhe e verboi.Këtë aksident
mjaft mirë e shfrytëzoi
një hafije e çuditshme
– dyshonte mesnata –
që Gjithësisë i shtiu
dhe e la në vend.Pas ndodhish të tilla,
ndodhinë që jam sërish e vetme,
kurrkush nuk e vuri re.Përktheu: Stefan Zhupa

Të pres kudo – Tasos Livadhitis
Të pres kudo – Tasos Livadhitis Në ardhtë ndonjëherë çasti që të ndahemi, e dashura ime,