Mbulojeni pasqyrën… Petraq Risto
Ju thashë: pasi të mbyllni sytë e të vdekurës,
mbulojeni pasqyrën e dhomës
Atje ku i kanë mbetur shikimet dhe flakët e qirinjve diçka duan të vjedhin.
Mbulojeni pasqyrën, mbase me këmishën e gjumit,
rozën, që e deshte aq shumë
Mbase me këmishën time të bardhë që kur vija nga larg i dukej velë
Ju thashë: mbulojeni pasqyrën që ajo të mos ikë pa ardhur unë.
Mbulojeni pasqyrën, ju thashë, të mos i shkrihet shpirti në pasqyrë
Pasqyra s’mund të jetë Parajsë dhe pse kaq mirë ia njeh fytyrën…Mbulojeni pasqyrën!
Branch Brook Park, Newark, 8 Shtator, 2019
Rekuiem i gruas prej letre-Petraq Risto
Rekuiem i gruas prej letre-Petraq Risto Kur të jesh vetëm me një grua prej letre