KAQ SHUMË GJËRA-Guy Goffette
(18 prill 1947 – 28 mars 2024)
Gjithë dimrit ke lënë mes barit e baltës
të vuajë të bukurën çadër të kuqe
dhe t’i ndryshken telat, ke lënë murrlanin
të rrahë shtëpinë e zogjve
pa i liruar dhëmbët, ke lënë shkretë
ngastrat me trëndafila dhe mollën
që e bën tokën të rrumbullt. Nga skamja
a nga shkujdesja ke lënë
kaq shumë gjëra të vdesin rreth teje
saqë për të çlodhur sytë të ka mbetur
vetëm një rrymë ajri në shtëpinë tënde
– dhe habitesh akoma, habitesh
që ftohma të mbërthen mu në zemër të verës.
Përktheu: Alket Çani

Globalizimi? Një Holokaust!-Jean Baudrillard
Jean Baudrillard na duket njëri nga mendimtarët më të matur e më të vetëdijshëm për sa