Jeta-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Jeta-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

 

Jeta – është mënyra e vetme

për t’u mbuluar me gjethe,

për t’u frymëmarrë në rërë,

për t’u ngritur në fluturim;

 

të jesh një qen

apo të përkëdhelësh pellushin e tij të ngrohtë;

 

të dallosh dhimbjen

nga gjithçka tjetër që dhimbje nuk është;

 

të qëndrosh brenda ngjarjeve,

të zhdukesh nga vështrimet,

të kërkosh për gabimin më të vogël.

 

Një rast i jashtëzakonshëm

për të kujtuar një çast

për kë është folur

me dritë fikur;

 

dhe të paktën për një herë

të pengohesh në një gur,

të lagesh nën ndonjë shi,

të humbësh çelësin nëpër bar;

e të ndjekësh me sy një shkëndijë

në erë;

 

dhe të ngulmosh në mosdijen

e diçkaje te rëndësishme.

 

Përktheu: Arlinda Guma 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top