ZOG GUSHËKALTËR-CHARLES BUKOWSKI
kam një gushëkaltër në gji që
do t’më dalë
por unë jam kockë e fortë për të,
i them, rri aty ku je, s’do lë
kënd që të të
shohë.
kam një gushëkaltër në gji që
do t’më dalë
por unë i hedh whiskey dhe thith
tym duhani
dhe gjithë kurvat dhe banakierët
dhe dyqanxhinjtë
s’do ta dinë
që ai është
aty brenda.
kam një gushëkaltër në gji që
do t’më dalë
por unë jam kockë e fortë për të,
i them,
pa ulu,
dashke të më
trazosh? dashke t’m’i çosh punët
në të s’ëmës?
dashke t’m’i shkallmosh librashitjet në
Europë?
kam një gushëkaltër në gji që
do t’më dalë por unë jam ca i mençur, e liroj
netëve ndonjëherë
kur bota fle.
i them, e di që je atje,
ndaj mos u
mërzit.
pastaj e fus prapë brenda,
dhe ai këndon nga pak
atje, s’e kam lënë të
vdesë dhe kështu
ne flemë tok
me marrëveshjen
tonë që s’e di kush
dhe kaq duhet
që një burrë
të qajë, por unë
s’qaj kurrsesi, po ti?
Përktheu Edon Qesari

Shiu-Charles Bukowski
Shiu-Charles Bukowski një orkestër simfonikeekzekutohet një stuhi, po luhet një uverturë e Wagner-it e njerëzit lënë