Ikja e Donika Kastriotit-Zhuljeta Grabocka
Uji i kaltër i detit u puth me rrethin e qiellit
Donika u ndje bosh e këmbët filluan t’i dridheshin.
Në sytë e kaftë të të birit dallga mbi dallgë u trazua.
Sakaq, trupi i tij mori imazhin e tretur të Gjergjit.
Iu duk se në çast preku tabanin e errët të detit,
Si një sirenë me vrull drejt bregut u afrua.
U zhyt në një tjetër botë, oh, me të tjera ngjyra…
Prej tokës shkundi krahët e fuqishëm Gjergji.
E mbeti në zenith
e përqafuar,
e harruar…
e malluar!
*
Thëllimi i viteve
Skënderbeu u thinj nga thëllimi i viteve
jo nga kujtimi i betejave e pabesive
të fshehur nën petkun e mjegullt të miteve,
por nga ikjet dhe rrënimi i pakohë i themeleve!
Skënderbeu mban hapur ende hartën e fiseve
të shohë në trungun e moçëm blerimin e ullinjve
kodrave ku ndihej troku i kuajve të dhëndurëve
tek ndiqnin vellon e bardhë të kurorës të nuseve!
Lajme mëngjesi-Zhuljeta Grabocka
Lajme mëngjesi-Zhuljeta Grabocka Lëkura e këmbës preku tokëmbi hapat e gjurmës së një fëmije. Mos u