Historia e punëtorit që mbeti i mbyllur në dhomën frigoriferike

in Meqë ra fjala by

MIRËSJELLJA

Kjo është fotoja e një punëtori që punon në një fabrikë ushqimesh të ngrira. Teksa ishte duke bërë punën e tij, dikush e mbylli aksidentalisht në dhomën frogoriferike dhe ndërsa ishte atje brenda, ai filloi të thërriste për ndihmë, por orari i punës kishte mbaruar dhe nuk kishte mbetur më këmbë njeriu në fabrikë.

Në atë çast kuptoi se do vdiste i ngrirë atje. Por pikërisht atëherë, roja e fabrikës hap derën e frigoriferit dhe e shpëton nga vdekja e sigurt.

Drejtori i fabrikës e pyeti rojen:

“Ku e dije që punëtori ishte brenda në fabrikë dhe nuk kishte dalë?!”

Roja iu përgjigj:

“Askush nga punëtorët nuk më përshëndet përveç tij, ai çdo ditë më pyet si jam. Në fund të asaj dite nuk e dëgjova dhe as e pashë, e dija, në fakt, isha më se i sigurt se ai ishte ende në fabrika, kështu që e kërkova derisa e gjeta.”

Mirësjellja i shpëtoi jetën këtij punëtori

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.