Tetori Gjerman-Eldorado-Premiera në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës

in Teatër by

Tetori Gjerman sjell ELDORADO-Në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës

25.10.2019 ora 19.00 Premiera në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës
29.10.2019 ora 19.00 ArTurbina, Tiranë
30.10.2019 ora 18.00 ArTurbina, Tiranë
31.10.2019 ora 19.00 Teatri “Migjeni” Shkodër”

Regjia: Stefan Çapaliku
Skenograf: Sadik Spahija
Koreograf: Gjergj Prevazi
Interpretojnë: Suela Bako, Ervin Doko, Andja Xhunga, Bes Bitraku, Ina Morinaj, Ledian Gjeçi.

Antoni, tregtar i madh pasurish të patundshme, falimenton prej spekulimeve. Financimi i banesës së kushtueshme është krejt i pasigurt, por përtej kësaj, gruaja e tij, një pianiste e palumtur me talentin e saj, i rrëfen se është shtatzënë. Vjehrrën e kamur e bind të investojë në një pronë në një qytet të largët, të sapopushtuar nga një fuqi perëndimore. Kur në qytetin e huaj shpërthen një revoltë kundër pushtuesve dhe humbet përfundimisht shpresa për fitim, vjehrra këmbëngulëse kërkon mbrapsht kapitalin e saj dhe këtu nis tatëpjeta e Antonit. Skena qesharake deri në dhimbje të lumturisë në martesë dhe të gjendur në kolaps, i lenë vendin ndërtimeve të larta dhe bombave që bien në Berlin ose Bagdad. Në sfond mbetet prania këmbëngulëse e luftërave të largëta dhe gjysmë të harruara të Perëndimit, të cilat mbeten të fiksuara në ekrane vetëm si pamje periferike. Eldorado pyet se si mund të jetojmë kur në emër të fesë ose demokracisë perëndimore ushtrohet një dhunë e papërshkrueshme.

Marius von Mayenburg, i lindur më 1972 në Mynih, është një dramaturg i njohur bashkëkohor gjerman, veprat e të cilit njihen për frymën e tyre anti-borgjeze dhe kanë një ndikim të madh në teatrin europian.

Hyrja e lirë
Gjuha: shqip

Tetori Gjerman-Instituti Gëte

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.