Category archive

Tharm - page 34

MBI LETRAT E DASHURISË-MARIO BENEDETTI

MBI LETRAT E DASHURISË-MARIO BENEDETTI   Një letër dashurie nuk është një kartë dashurie Një letër dashurie nuk është as një kartë pastorale apo krediti, pagese apo porosie përkundrazi ngjason me një letër strehimi meqenëse tani gëzimi apo trishtimi marrin guximin të shkruajnë një letër dashurie kjo ndodh pasi në zemër të natës shfaqet euforia… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

LIBRA UJORË-Neviana Shehi

LIBRA UJORË-Neviana Shehi     Dallga e detit dhe dallga e gurit matin lartësitë e njëra tjetrës pastaj hapin dyert e detit me bubullima të rënda   Në brigje ka ende zjarre grekësh të lashtë dhe anije të drunjta libra ujorë përplot histori dhe flokë nimfash të mbytura   Ndonjëherë nga një nimfë e tillë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Në kopshtin e tij ka një pjeshkë-Hienrich Böll

Hienrich Böll Rrethana të veçanta më detyruan të nxirrja një sekret, të cilin doja ta ruaja deri në fund të jetës. Unë i përkas një klubi apo më mirë, një shoqërie sekrete, megjithëse isha betuar që të mos i bashkohesha kurrë një instituti të tillë. Është shumë e sikletshme, por problemet e brezit të ri,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ENIGMA-Henri Michaux

ENIGMA-Henri Michaux   Ata e dinin ç’do të thotë të rrish në pritje. Kam njohur njërin, edhe të tjerë e kanë njohur, që priste. Ishte futur në një vrimë dhe priste. Nëse ti kërkoje një vrimë që do të hynte në punë për ndonjë gjë, do ia vlente më mirë, më beso, të kërkoje tjetërkund… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Një burrë familjar-Victor Sawdon Pritchet

Victor Sawdon Pritchett Mbasdite vonë, kur ajo kishte hequr dorë nga shpresa se ai do të vinte, madje kishte ndërruar edhe fustanin rozë dhe ishte rehatuar me xhinset dhe bluzën e hirtë dhe kishte filluar punën tek stoli i saj, ra zilja e derës. Uilliami më në fund erdhi. Ishte në natyrën e lidhjes së… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

THURIMA-Jorge Luis Borges

THURIMA-Jorge Luis Borges   Në oborrin e dytë bie nga çezma, rregullisht, një pikë, fatale si vdekja e Cezarit. Edhe njëra edhe tjetra i përkasin thurimës që përfshin rrethin pa parim e pa qëllim, spirancën e Fenikisë, të parin ujk dhe të parin qengj, datën e vdekjes sime dhe teoremën e humbur të Fermatit. Këtë… Keep Reading

KRYEMINISTRI-TERESA DALAMA

TERESA DALAMA Kryeministri, në gjumë, hidhet përpjetë nga një ëndërr e tmerrshme. Ende në ankth shikon fytyrën në pasqyrë. Është mesnatë, po gjumi i iku dhe nuk e ndjell dot më. Gdhihet një ditë e turbullt, njësoj si shpirti i tij. Del në kopsht për t’u siguruar se gjithçka është në rregull. Ndërsa sëllin, kujton… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Gati për qitje-Sueton Zhugri

Gati për qitje-Sueton Zhugri   Fjalët janë monedha. Shit dhe bli, bli e shit. Bien tingëlluese plot jehonë Brenda vrimës së truve Si brenda një këmbane në dukje lutjeje Me format e një vazoje kursimi Të ruajtura, të mpira, pothuaj të vdekura Mishi i butë fshik mishin e butë të germave E gjitha nën një… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

MAJI-Thodhoris Cigeris

MAJI-Thodhoris Cigeris   Të jetosh çdo pranverë, sikur të jetë e fundit, çdo aromë e ardhur nga kopshti Eden, të nuhasësh gonxhet e frutave verore si ushqimi i mirëgatuar i nënës tënde. Të ecësh në kopshtet e lulëzuar dhe të thuash: – Kjo është jeta. Kaq bukuri dhe Ti, në mes të saj…   Përktheu:… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Historia e të Kuqes-Linda Hogan 

Historia e të Kuqes-Linda Hogan  Në fillim kishte një rend tjetër të gjërave të pathënë asnjëherë veçse në ëndrrat e krijimit më të errët. Pastaj, kishte tokë të zezë, liqen, pasqyrim të dritës në ujë. Më pas pyll i dendur përreth asaj drite, dhe pastaj brumi njerëzor gjakun e të cilit ne e bartim, që… Keep Reading

1 32 33 34 35 36 105
Go to Top