Category archive

Tharm - page 25

HOPKINS FOREST-Yves Bonnefoy

HOPKINS FOREST-Yves Bonnefoy   Kisha dalëTë merrja ujë në pus, pranë pemëve,Dhe isha në praninë e një tjetër qielli.Të zhdukura yjësitë e një çasti më parë, Tre të katërtat e kupës qiellore ishin bosh, Mbretëronte veç e zeza më e dendur,Por në të majtë, mbi horizont,Përzier me majat e lisave,Ishte një luzmë yjsh kuqëluesSi një… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Nxitje-Niels Hav

Nxitje-Niels Hav A nuk ju duket një mendim ngacmuesqë në disa dekada ne,dhe e gjithë kjo epokë konfuzeme presidentët e saj me të meta,debatet e kotaprezantueset e spitullosura të televizionit,gazetarët mediokërdhe koret jubilaredo të mbarojnë njëherë e mirë?Ne do të zhdukemi.Ata do të zhduken.Unë do të zhdukem.Ju do të zhdukeni Do të zhduket gjithçka.Urraaa! Përktheu:… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GJIRAFAT SHKOJNË NË HAMBURG-Karen Blixen

Karen Blixen Atëbotë ndodhesha në Mombasa, e ftuar në shtëpinë e Sheikut Ali bin Salim, Lewali, i bregdetit, një arab i moshuar fisnik mikpritës dhe kavalier.Mombasa duket si një copëz parajse e pikturuar nga një fëmijë i vogël. Krahu i detit të thellë që mbështjell ishullin krijon një port të përkryer; mbi tokën me përbërje… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Bukuria e të përkohshmes-Sueton Zhugri

Bukuria e të përkohshmes-Sueton Zhugri Ulur në krah të Atit e merr malli për pluhurin e Jeruzalemit,djersën e bagëtive, aromën e mbytur të kashtës,yjet e vetmuara të qiellit tokësor,sandalet e lodhura, tundimin e gjokseve të zhveshur,erën e gjakut,gjuhën e kamzhikëve, gropat e gjëmbave në ballë,dhimbjen e eshtrave të thyera,duhmat e fundit mbi kryqpërkëdheljen e përfundme… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PËR KAVAFIN-Guy Goffette

PËR KAVAFIN-Guy Goffette Sa padurim po për çfarë nëse e nesërmjaështë vetëm një barkë pa vela e rrema,një urë mbi zbrazëti? Mendo për plakune Aleksandrisë, për thesarët e tij të kredhur në një sirtar mes çelësash, ca pak duhani,profilit të vjetruar të një trumcaku të rrëzuar.Mjaftonte një bori në rrugë,një hap më i gjallë nëpër… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Haiku me hënë dimri

Haiku me hënë dimri   ~ • ~ Nën dritën e hënësKthehem në shtëpiMe hijen time Sodo *** Bredh fillikateMbi shkorretHëna e dimrit Roseki *** Në vorbullën e ftohtëHëna fillikateVërtitet në qiell Meisetsu *** Kaloj i vetëmNë dritën e ftohtë të hënësUrën që dridhet Taigi *** Në britmën e fazanit të argjendtëQë s’e zë gjumiNgrin… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Zgripmotet-Rozafa Shpuza

Zgripmotet-Rozafa Shpuza   S’asht e lehtë me i shtue nji vitshpatllave t’mrroluna prej thesit t’ditëveqë dromcohen poshtë shojeve të kohësteksa ikë turravrap përkah moskthimi…Shpesh dehem ndër zgripmoteme shpresë se shtimi i nji numri në kalendarka me i përngja nji krriklle ma shumëmbi tavolina pabesh,ku pulsimi i reklamës n’xhamm’kujton fikjen e qirave mbi tortëose dufin e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

??????-????????? ??????

??????-????????? ?????? Kah nisesh për IthakëUro ta kesh udhën e gjatëPërplot bëma e zbulime.Leshtrigonë, QikllopëPosejdoni i ngrysur – syresh mos druaj:Kurrë të atillët s’do të ta presin udhënNë i mbajtsh mendimet të ngritura lart,Në ta ndeztë shpirtin edhe trupinNjë zjarrmi fort e rrallë.Leshtrigonët, QikllopëtPosejdonin e mnershëm – s’ke për t’i takuarPos në i paç marrë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Watt-Samuel Beckett (fragment)

Samuel Beckett […] Kështu Watt-i s’e shihte kurrë Zotin Knott gjatë orëve të vakteve. Sepse Zoti Knott s’ishte kurrë në orar për vaktet e tij. Por ndodhte rrallë që vonesa e tij të kalonte njëzet minuta, ose gjysmë ore. Dhe si ta zbrazte tasin, si të mos e zbrazte, kjo nuk zgjaste kurrë më shumë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

VERMEER-i/WISŁAWA SZYMBORSKA

VERMEER-i/WISŁAWA SZYMBORSKA   Për aq kohë sa ajo grua nga Rijksmuseum-i, e pikturuar në qetësi dhe në përqendrim, të vazhdojë të derdhë qumësht ditë për ditë, nga shtamba në tas, Botës nuk do t’i ketë ardhur fundi.   Përktheu: Arlinda Guma Piktura: “The Milkmaid”, Johannes Vermeer Keep Reading

1 23 24 25 26 27 106
Go to Top