Category archive

Përkthim - page 49

Kënga-Hande Gündüz

Kërkuesi humbet lehtë.  Çdo lloj vetmimi përbën krim, – kështu flasin turmat.   Niçe Hande Gündüz Humbja ime, po ta shohësh nga larg, është e çuditshme, mbase edhe i ngjan një kërcimi të panjohur. Ndërsa atje nuk kishte ndonjë kërcim. Vetëm hapa të njëpasnjëshëm, ca lëvizje të çuditshme. Ndërkohë shoqet e mia, herë më bëjnë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SHEMBULL-Wislawa Szymborska

SHEMBULL-Wislawa Szymborska   Shtrëngata kësaj nate i shkuli gjithë gjethet e pemës, la veç një jetime që të përkundet mbi degën e zhveshur.   Përmes këtij shembulli forca brutale kumton se ndonjëherë, pse jo, edhe ajo ka të drejtën të bëjë një dorë gallatë.   Përktheu: Alket Çani Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Kapelja e Kafkës-Richard Brautigan

Kapelja e Kafkës-Richard Brautigan   Me tingullin e shiut që binte kirurgjikisht mbi çati, hëngra një pjatë me akullore që ngjante si kapelja e Kafkës.   Ishte një pjatë me akullore që kishte shijen e një tryeze operacioni me pacientin që i ka ngulur sytë tavanit.   Përzgjodhi dhe pëktheu: Alket Çani Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Derek Walcott–Dashuri pas dashurie

Derek Walcott–Dashuri pas dashurie   Do të vijë koha kur, me ngazëllim, vetveten do të përshëndoshësh kur ta shohësh në prag të portës sate, në pasqyrën tënde, dhe secili do t’i urojë mirëseardhjen tjetrit me buzën në gaz,   dhe do t’i thotë: – Pa ulu pakëz. Ha diçka. Do e duash përsëri të huajin… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Stacioni qendror i trenave-Günter Kunert

Konformizëm deri në ngordhje: Gjermania në Raihun e Tretë Günter Kunert Në një mëngjes me diell një dikush ndesh brenda banesës së vet në një shkresë zyrtare: ajo ndodhet mbi tavolinë pranë filxhanit. Sesi kishte mbërritur deri aty, është e paqartë. Pa e hapur mirë akoma, ajo e befason lexuesin me një thirrje: Ju duhet… Keep Reading

Letërsi/Përkthim

Babilonia e Madhe pjell-Bertolt Brecht

Babilonia e Madhe pjell-Bertolt Brecht   Kur i erdh koha ajo u tërhoq në dhomën e saj më të thellë dhe e rrethoi veten me doktorë e me orakuj. Pati pëshpërima. Burra solemnë hynin në shtëpi me fytyra të rënda dhe dilnin me fytyra plot ankth e të zbehur. Dhe çmimi i grimit me ngjyrë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Azili i të marrëve- Richard Brautigan

Azili i të marrëve- Richard Brautigan   Baudelaire shkoi në azilin e të marrëve i maskuar si psikiatër. Ndenji aty dy muaj dhe, kur iku, azili i të marrëve e deshi aq shumë saqë e ndoqi nëpër gjithë Kaliforninë, dhe Baudelaire-i gajasej së qeshuri kur azili i të marrëve i fërkohej pas këmbës si ndonjë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Shtëpitë-BORISLAV PEKIĆ

BORISLAV PEKIĆ (1930-1992) Shtëpitë janë si njerëzit: s’mund të parashikosh se çfarë do të të ofrojnë derisa t’i kesh provuar, të jesh futur në shpirtrat dhe nën lëkurat e tyre. Nëse nuk i përmbushin pritshmëritë që kam, thashe me vete, do t’i shes. Nëse dalin mirë, do t’i mbaj. Pastaj do të blej të tjerat,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Ja një palë këpucë rozë-Joyce Lussu

Ja një palë këpucë rozë-Joyce Lussu Ja një palë këpucë rozë numër njëzet e katër, thuajse të reja. Në shtrojën e brendshme vërehet ende marka e fabrikës “Schulze Monaco”. Ja një palë këpucë rozë majë një pirgu këpucësh për fëmijë në Buchenwald. Pak më tej, një grumbull kaçurrelash të verdhë, flokësh të zinj, flokësh gështenjë,… Keep Reading

1 47 48 49 50 51 70
Go to Top