Azili i të marrëve- Richard Brautigan
Baudelaire shkoi
në azilin e të marrëve
i maskuar si
psikiatër.
Ndenji aty
dy muaj
dhe, kur iku,
azili i të marrëve
e deshi aq shumë
saqë e ndoqi
nëpër gjithë
Kaliforninë,
dhe Baudelaire-i
gajasej së qeshuri
kur azili i të marrëve
i fërkohej
pas këmbës
si ndonjë
mace e çuditshme.
Përzgjodhi dhe përktheu: Alket Çani

SHAH-Jorge Luis Borges
SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,Ku dy ngjyra urrehen