Mbi detin që u flet baticave-Flurans Ilia

in Letërsi/Tharm by

Mbi detin që u flet baticave-Flurans Ilia

 

poetët janë ca puthje në pritje
si prita lumenjsh
si trofta kundra rrjedhës
shohin shpesh qiellin poetët
dallojnë dalldinë e dihatjes
tropikun e gjunjëzuar
përkuljen e palmave
lëvozhgën e fjalës
nervin e djersitur
frymëmarrjen e ishullit,
të gjitha këto i ndijojnë ata
si këmba që shkel hijen e vet
shkel dherat e kuq të dihatjes
dhera që dergjen te rrënjët
e poetëve
që i vranë në mesnatë
lëshuar mbi dhé
si forca e rëndesës
SEPSE
drita e kandilit kryesisht vjen nga nata
mbi detin qe u flet baticave
u flet vetmive të lëkurës tënde
klithmave
fashitur në ngjyrën e butë
të syve
të poetëve. 

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Shiu-Don Paterson

Shiu-Don Paterson Unë i dua të gjithë filmat që fillojnë me shi:
Go to Top