Bosh!-Nurie Emrullai

in Letërsi/Tharm by

Bosh!-Nurie Emrullai

 

Para pasqyre, si para Zotit.
Foli tani. Pyete.
Tregoji për dhimbjet e tua.
Tregoji për dashuritë e humbura. Njëra pas tjetrës, njëra pas tjetrës, të gjitha njësoj.
Tregoji për varfërinë tënde, të prindërve,
të njerëzve që të rrethojnë,
dhe pasi t’i tregosh thuaj:
Se paraja s’të bën të lumtur (e dimë të gjithë),
por nëse ai që rrinte në Rrugën e Romëve
do të kishte ngrënë sot në mëngjes,
tani do të ishte gjallë, me barkun plot.

Po perëndia thotë: “Ai prapë s’do të ishte i lumtur!”
Tani mbylli sytë!
Pasi takove Zotin,
villi të gjithë njerëzit një nga një.
Villua hijet,
fjalët,
shikimet…

Atë ngrohtësinë që mundohesh ta mbash
sa më thellë zemrës tënde, që të mos ftohet
dhe të ngjajë e vdekur në dorë.
Nxirri dhe thuaju:
Se i do.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që
Go to Top