Qytet gri-Valbona Bozgo Musai
Qytet gri
si burrë i pamundur
si grua që bojën s’ia thithin thinjat
si fëmija që topi i llastiktë,
pse padashur i përfundoi kopshtit të fqinjit,
iu ça pamëshirshëm me thikë.Qytet gri
si fustan vejushe
si natë e paëndërrt në lotë vajze mbytur
si tokë që veç hijen kish’ vizitor
ku sy urithash trimuar errësirën shpojnë.Qytet gri
Një dhelpër turravrapet n’arrati!

GJURI I JANARIT-Arben Velo
GJURI I JANARIT-Arben Velo Gjuri i nënës sime,është janar,theu kockat,në oborrin ku rreh dielli.Nga flokët e